Tentim vetvrasje, vjedhje, kanosje, aksidente – krejt çka ndodhi brenda dy jave në Suharekë
Këto të dhëna Sylaj i ka bërë të ditura në takimin për koordinim lokal të sigurisë ku është folur për rastet që kanë ndodhur gjatë dy javëve të kaluara. Ai ka thënë se gjatë dy javëve në Komunën e Suharekës kanë ndodhur: 6 aksidente në trafik, 6 raste dhunë familjare, 1 falsifikim i parasë, 1 […]
Këto të dhëna Sylaj i ka bërë të ditura në takimin për koordinim lokal të sigurisë ku është folur për rastet që kanë ndodhur gjatë dy javëve të kaluara.
Ai ka thënë se gjatë dy javëve në Komunën e Suharekës kanë ndodhur: 6 aksidente në trafik, 6 raste dhunë familjare, 1 falsifikim i parasë, 1 falsifikim i dokumentit, 2 dëmtim prone, 1 organizim i skemave piramidale, 5 vjedhje.
Po ashtu, komandanti Sylaj ka shtuar se brenda dy jave janë proceduar këto raste: 3 kanosje, 1 zjarrvënie, 2 raste sulm fizik, 1 tentim vetëvrasje, 1 mashtrim dhe 1 vdekje e dyshimt.
Ndërsa gjatë dy javëve janë shqiptuar 463 tiketa për kundërvatje.