Suharekë, për 6 muaj – një vetvrasje dhe 5 tentim vetvrasje

12.07.2021

Mbetet ende shqetësuese fakti se vazhdon të ketë rritje numri i rasteve të tentim të vetvrasjes dhe vetvrasjeve që ndodhin në Suharekë si dhe në gjithë vendin. Në çdo takim të sigurisë lokale që mbahet me nënkryetaren e Komunës së Suharekës, përfaqësuesve të KFOR-it dhe Policisë së Kosovës çdo herë është prezent numri i rasteve […]

Suharekë, për 6 muaj – një vetvrasje dhe 5 tentim vetvrasje Foto: Herolind Bytyçi / HALLKA

Mbetet ende shqetësuese fakti se vazhdon të ketë rritje numri i rasteve të tentim të vetvrasjes dhe vetvrasjeve që ndodhin në Suharekë si dhe në gjithë vendin.

Në çdo takim të sigurisë lokale që mbahet me nënkryetaren e Komunës së Suharekës, përfaqësuesve të KFOR-it dhe Policisë së Kosovës çdo herë është prezent numri i rasteve të tentim vetvrasjes si dhe vetvrasjeve.

SuharekaOnline ka grumbulluar statistikat e rasteve të tentim vetvrasjes si dhe vetvrasjes të cilat kanë ndodhur këtë vit në periudhën janar-qershor në Komunën e Suharekës.

Për gjashtë muaj, në Komunën e Suharekës kanë ndodhur 5 raste të tentim vetvrasjes dhe një vetvrasje.

Gjatë muajit janar të vitit 2021 ndodhi një rast tentim vetvrasje, në shkurt një rast tentim vetvrasje, në mars 3 raste të tilla dhe në prill një vetvrasje.

MuajiNr. i rasteve të tentim vetvrasjes
në Komunën e Suharekës
Janar 20211
Shkurt 20211
Mars 20213
Prill 20211 vetvrasje
Maj 20210
Qershor 20210
TOTAL5 raste të tentim vetvrasjes dhe një vetvrasje