Suharekë: Për 3 muaj 2 raste të ngacmimit seksual dhe një rast i dhunimit seksual

14.07.2021

Mbetet ende shqetësuese fakti se vazhdon të ketë rritje numri i rasteve të ngacmimit seksual dhe dhunimit seksual. Një gjë e tillë bëhet e ditur edhe në takimet e sigurisë lokale që mbahet me nënkryetaren e Komunës së Suharekës, përfaqësuesve të KFOR-it dhe Policisë së Kosovës. SuharekaOnline ka grumbulluar statistikat e rasteve të ngacmimit seksual […]

Suharekë: Për 3 muaj 2 raste të ngacmimit seksual dhe një rast i dhunimit seksual

Mbetet ende shqetësuese fakti se vazhdon të ketë rritje numri i rasteve të ngacmimit seksual dhe dhunimit seksual.

Një gjë e tillë bëhet e ditur edhe në takimet e sigurisë lokale që mbahet me nënkryetaren e Komunës së Suharekës, përfaqësuesve të KFOR-it dhe Policisë së Kosovës.

SuharekaOnline ka grumbulluar statistikat e rasteve të ngacmimit seksual si dhe dhunimit seksual të cilat kanë ndodhur këtë vit në periudhën janar-mars.

Për tre muaj, në Komunën e Suharekës kanë ndodhur 2 raste të ngacmimit seksual dhe një rast i dhunimit seksual.

Gjatë muajit janar të vitit 2021 ndodhi një rast ngacmimi seksual, në shkurt nuk ka ndodhur asnjë rast i tillë, ndërsa në mars kanë ndodhur një rast i ngacmimit seksual dhe një rast i dhunimit seksual.

MuajiNr. i rasteve të ngacmimit seksual dhe dhunimeve seksuale
në Komunën e Suharekës
Janar 20211 rast ngacmim seksual
Shkurt 20210
Mars 20211 ngacmim seksual dhe 1 dhunim seksual

Etiketat

Ofertat e fundit