Suharekë, këta janë anëtarët e komisioneve për vlerësimin e ofertave për shfrytëzim afatshkurtër dhe afatgjate të pronës

09.08.2022

Është formuar komisioni për zbatimin e procedurave dhe vlerësimin e ofertave për dhënien në shfrytëzim afatshkurtër të pronës së paluajtshme të Komunës, për parcelat P-72116046-00260-0 dhe P-72116046-00263-0, sipas vendimit paraprak 01-Nr-016-38802, të datës 29.06.2022. Komisioni nga neni 1 i këtij vendimi përbëhet prej 5 anëtarëve dhe do të jetë kjo përbërje: 1. Saranda Bajraktari – […]

Suharekë, këta janë anëtarët e komisioneve për vlerësimin e ofertave për shfrytëzim afatshkurtër dhe afatgjate të pronës

Është formuar komisioni për zbatimin e procedurave dhe vlerësimin e ofertave për dhënien në shfrytëzim afatshkurtër të pronës së paluajtshme të Komunës, për parcelat P-72116046-00260-0 dhe P-72116046-00263-0, sipas vendimit paraprak 01-Nr-016-38802, të datës 29.06.2022.

Komisioni nga neni 1 i këtij vendimi përbëhet prej 5 anëtarëve dhe do të jetë kjo përbërje:

1. Saranda Bajraktari – AAK – përfaqësuese nga Kuvendi i Komunës;
2. Kushtim Kuçi – LDK – përfaqësues nga Kuvendi i Komunës;
3. Visar Kuçi – përfaqësues nga Ekzekutivi i Komunës;
4. Armend Krasniqi – përfaqësues nga Ekzekutivi i Komunës;
5. Zana Gashi – përfaqësuese nga sektori jo qeveritar.

Në nenin 3 të këtij vendimi thuhet se komisioni do të kryen punën pas marrjes së vendimit paraprak nga Kuvendi i Komunës për dhënien në shfrytëzim afatshkurtër të pronës së paluajtshme të Komunës.

Për punën që do ta kryej komisioni do të kompensohet nga 50€, për çdo mbledhje (seancë) që do ta mbajë, pagesa bëhet nga mjetet vetanake të Komunës së Suharekës.

LEXO EDHE:  Asamblea komunale voton unanimisht për ndarjen e nga 5000 eurove për tre pronarët që i’u djegën shtëpitë

Ndërkaq, anëtarët e komisionit të lartcekur nuk mund të paguhen më shumë se 6 mbledhje (seanca) të cilat mbahen brenda vitit kalendarik.

Formimi-i-komisionit-per-vlersimin-e-ofertave-per-shfrytzim-afashkurter

Po ashtu, është formuar komisioni për zbatimin e procedurave dhe vlerësimin e ofertave për dhënien në shfrytëzim afatgjatë të pronës së paluajtshme të Komunës, për parcelën P-72116029-00333-2, si pas vendimit paraprak 01-Nr-016-38804, të datës 29.06.2022.

Komisioni nga neni 1 i këtij vendimi përbëhet prej 5 anëtarëve dhe do të jetë kjo përbërje:

1. Elmaze Bytyçi – LDK – përfaqësuese nga Kuvendi i Komunës;
2. Dardan Berisha – PDK- përfaqësues nga Kuvendi i Komunës;
3. Albulena Kokollari – përfaqësuese nga Ekzekutivi i Komunës;
4. Enver Shabani – përfaqësues nga Ekzekutivi i Komunës;
5. Erza Muqa – përfaqësuese nga sektori jo qeveritar.

Formimi-i-komisionit-per-vlersimin-e-ofertave-per-shfrytzim-afa-1

Etiketat