Suharekë, ia keqpërdori numrin e telefonit një vajze, Policia arreston të dyshuarin

Suharekë, ia keqpërdori numrin e telefonit një vajze, Policia arreston të dyshuarin
Çlirim Gashi

16.05.2021 / Suhareka

Në Policinë e Kosovës është raportuar një rast ngacmimi ndaj një vajze.

Një person në Suharekë pasi ka ngacmuar viktimën ai i ka keqpërdorur edhe numrin e telefonit të saj, shkruan SuharekaOnline

Rasti ka ndodhur gjatë mbrëmjes së djeshme rreth orës 21:00.

SuharekaOnline mëson se Policia ka arrestuar të dyshuarin si dhe ka sekuestruar një Iphone për procedura të mëtutjeshme hetimore.

Në lidhje me rastin është konsultuar prokurori i shtetit me urdhër të së cilit i dyshuari pas intervistimit është dërguar në mbajtje.

RAPORTO