Ngacmoi ish-bashkëshorten në rrjete sociale, arrestohet i dyshuari

26.11.2025

Një person në kryeqytet është shoqëruar nga Policia e Kosovës, pasi dyshohet se ka ngacmuar në vazhdimësi ish-bashkëshorten e tij përmes rrjeteve sociale.

Gjatë kontrollit, nga i dyshuari është sekuestruar një armë zjarri AK-47 me 16 fishekë, ndërsa rasti është trajtuar në përputhje me ligjin.

“Me vendim të prokurorit, pas intervistimit palët janë liruar dhe rasti shkon në procedurë të rregullt”, njofton Policia e Kosovës më 26 nëntor 2025.

Autoritetet policore bëjnë apel tek qytetarët që të raportojnë çdo formë ngacmimi dhe dhune, duke theksuar se ndërhyrja e shpejtë është thelbësore për mbrojtjen e viktimave.