Ngacmoi një femër, arrestohet 26-vjeçari në Suharekë

18.09.2025

Një rast i dyshuar i ngacmimit ka ndodhur pasditen e sotme në Suharekë. Një 26-vjeçar, i cili dyshohet se ka ngacmuar një femër, është arrestuar nga Policia e Kosovës.

Arrestimi i tij erdhi menjëherë pas denoncimit të viktimës. Me urdhër të prokurorit, i dyshuari është dërguar në mbajtje për 48 orë.

Organet e rendit po vazhdojnë hetimet për zbardhjen e plotë të rrethanave të këtij rasti.