E ngacmoi dhe i dëmtoi telefonin ish të dashurës, arrestohet dhe dërgohet në mbajtje i dyshuari

15.11.2025

Policia e Kosovës ka arrestuar një person nën dyshimin se kishte ngacmuar ish të dashurën e tij dhe i kishte dëmtuar telefonin.

Sipas njoftimit të policisë, i dyshuari mashkull kosovar, pas intervistimit me vendim të prokurorit, është dërguar në mbajtje.

“Është arrestuar i dyshuari mashkull kosovar, për shkak se e kishte ngacmuar dhe i kishte dëmtuar telefonin ish të dashurës së tij. Pas intervistimit me vendim të prokurorit, i dyshuari është dërguar në mbajtje”, ka bërë të ditur Policia e Kosovës.

Rasti është duke u hetuar më tej nga organet e rendit.