Suharekë, emrat e shefit të Inspekcionit, inspektorit të tregut, ndërtimit, komunikacionit e mjedisit

29.06.2022

Drejtoria e Inspekcionit në kuadër të detyrave të punës do të kujdeset në zbatimin e ligjeve të karakterit administrative në kuadër të kompetencës së komunës, si dhe do të kujdeset në zbatimin e udhëzimeve të organeve të nivelit qëndror dhe lokal. Në kuadër të Drejtorisë së Inspekcionit përveç Drejtorit të Drejtorisë, janë edhe këto pozita: […]

Suharekë, emrat e shefit të Inspekcionit, inspektorit të tregut, ndërtimit, komunikacionit e mjedisit Foto: Ilustrim

Drejtoria e Inspekcionit në kuadër të detyrave të punës do të kujdeset në zbatimin e ligjeve të karakterit administrative në kuadër të kompetencës së komunës, si dhe do të kujdeset në zbatimin e udhëzimeve të organeve të nivelit qëndror dhe lokal.

Në kuadër të Drejtorisë së Inspekcionit përveç Drejtorit të Drejtorisë, janë edhe këto pozita:

1. Shefi i Inspekcionit;
2. Inspektori i Tregut;
3. Inspektori i Ndërtimit;
4. Inspektori i Komunikacionit;
5. Inspektorët e Mjedisit dhe Ambientit;
6. Zyrtari për çështje ligjore (Shef i Inspektorëve).

Shefi i Inspekcionit

Shefi i Inspekcionit në Drejtorinë e Inspekcionit në Komnën e Suharekës është Agim Demiri.

Koordinon punët në mes të stafit në kuadër të inspektoriatit të tregut, në zbatim të ligjeve dhe akteve tjera juridike në lëmin e inspektoratit të tregut. Ndihmon dhe koordinon veprimtarinë e nëpunësve dhe punonjësve duke u përgjigjur dhe për aspekte profesionale të tyre.

Shqyrton kërkesat e palëve dhe jep sqarime të kërkuara në përputhje me akte juridike në fuqi. Përcakton prioritetet e detyrave të inspektorëve për inspektim në terren dhe e bën analizën e kryerjes së detyrave të kryera në konstatim professional. Paraqet raportet dhe informata me shkrim sipas rasteve, periodike dhe të jashtëzakonshme;

Inspekton plotësimin e kushteve teknike dhe licensimin e objekteve afariste në këtë lëmi. Përcakton kushtet specifike për angazhimin gjatë punës në terren në përputhje me standardet e pranuara. Kujdeset për vlerësimin vjetor të nëpunësve nën mbikqyrjen e tij.

Inspektori i Tregut

Inspektor i Tregut në Drejtorinë e Inspekcionit në Komnën e Suharekës është Shyqeri Fandaj.

Inspekton të gjitha bizneset se a janë të regjistruara dhe a posedojnë leje pune dhe ndalojnë përkohësisht ushtrimin e veprimtarisë tregtare deri në eleminimin e parregullësive të konstatuara gjatë punës inspektuese. Kontrollon dokumentet, dëshmitë dhe informatat sipas lëndës së mbikqyrjes inspektuese si dhe kërkon nga subjektet ekonomike ose nga të punësuarit e tyre që të përgatisin kopjet dhe dokumentet e nevojshme.

Kryen mbikqyrje inspektuese në lokalet afariste, mjete transportuese dhe produkte. Kërkon nga subjekti i cili i nënshtrohet inpektimit ose të punësuarit e tij që t’i dorëzojnë të dhënat për furnizuesit e tyre. Mbikqyrin aktivitetet e subjekteve ekonomike gjatë shitjes së produkteve ose ofrimit të shërbimëve. Kryen regjistrimin e mallrave ekzistuese në objektin afarist si dhe siguron dëshmi tjera të nevojshme. Harton procesverbale gjatë punës inspektuese në subjektet ekonomike.

Aplikon fletparaqitjet për kundërvajtje, lëshon urdhëresa dhe ndalesa të përkohëshme sipas dispozitave ligjore në fuqi. Kryen ëshë punë të tjera të parapara me dispozitat ligjore në fuqi, sipas kërkesës së mbikëqyrësit dhe në përputhje me natyrën e punës dhe profesionin e tyre.

Inspektori i Ndërtimit

Inspektor i Ndërtimit në Drejtorinë e Inspekcionit në Komnën e Suharekës është Hafir Maliqaj.

Kontrollon produktet ndërtimore, pajisjet, aparatet, repromaterialin për prodhim, përpunim dhe finalizim, si dhe prodhimet në të gjitha fazat e prodhimit dh enë të gjitha vendet ku gjenden dhe dokumentacionin tjetër përkatës të nevojshëm me qellim të mbikqyrjes së zbatimit të dispozitave ligjore.

Merr pjesë në inpektimin e objekteve ndërtimore për të verifikuar mdokumentacionin e nevojshëm rreth ndërtimit të objektit sidomos për leje ndërtimore. Hyjnë në çdo kohë gjatë orarit të punës, në prani të drejtuesit apo përfaqësuesit te tij, në reparte, linja prodhimi e shfrytëzimi dhe qendra tregtimi ku ushtrojnë veprimtari
subjektet e përshkruara me ligj.

Mbikqyrë punen e pjesëmarrësve në ndërtimin, modifikimin, përdorimin, mriëmbajtjen dhe rrënimin e ndërtesave, si dhe cilësisë së përdrimit të produkteve të ndërtimit. Me rastin e inspektimit në objekte ndërtimore hartojnë procesverbale me shkrim. Kujdeset për aplikimin e fletëparaqitjeve për kundërvajtje. Lëshon urdhëresa dhe ndalesa të përkohshme sipas rregullave ligjore për evitimin e parregullësive apo të mungesave gjatë kryerjes së punëve për një afat të caktuar kohor.

Ndërrmerr masat e sigurisë për ndalimin e ndërtimeve pa leje. Marrin pjesë në komisione kur ngarkohet, kryen detyrat përkatëse si dhe detyra të tjera që mund t’i ngarkohen nga mbikëqyrësi në parshtatje me natyrën e punës dhe profesionit tij.

Inspektorët e Mjedisit dhe të Ambientit

Inspektorët e Mjedisit dhe të Ambientit në Drejtorinë e Inspekcionit në Komnën e Suharekës janë Halit Buqa, Kadri Sopa, Beqir Berisha.

Bëjnë mbikëqyrjen, rregullimin, mirëmbajtjen dhe përdorimin e objekteve komunale, kontejnerëve. Bëjnë kontrollimin e sipërfaqeve publike (rrugëve, shesheve, trotuarëve, sipërfaqëve të gjelbëruara si dhe vendeve tjera publike). Bëjnë mbikëqyrjen e ndërrmarrjeve komunale që bëjnë menaxhimin e mbeturinave në territorin e Suharekës. Bëjnë ngritjen e procedurës për kundërvajtje, ndaj shkelësve të ligjit.

Bëjnë inpëktime në teren në përputhshmëri me planin e punës dhe sipas kërkesave të palëve. Bashkëpunojnë me ministrinë përkatëse. Presin palë në zyre. Kryejnë punë sipas urdhëresës së drejtorit dhe shefit. Bashkëpunim vazhdueshëm me inspektorët tjerë me qëllim të rritjes së efikasitetit të punës.

Inspektori i Komunikacionit

Inspektor i Komunikacionit në Drejtorinë e Inspekcionit në Komnën e Suharekës është Hysni Gallapeni.

Mbikëqyrë zbatimin e dispozitave ligjore dhe rregulloreve nga personat fizik dhe jurdik, që kanë të bëjnë më zhvillimin e veprimtarisë së rregullt të transportit publik të udhëtarëve dhe mallrave në territorin e komunës, po ashtu edhe inspektimin për leje pune, licencë, regjistrim të biznesit e dokumente të tjera të përcaktuara me ligjet dhe rregulloret e aplikueshme.

Inspekton dhe kontrollon automjetet, stacionin e autobusëve, kontratat, dokumentet e transportit dhe dokumentet tjera që kanë të bëjnë me punën dhe veprimatrinë e ndërrmarrjeve. Mbikëqyrë plotësimin e kushtëve tekniko-eksploatuese të automjetit për zhvillimin e veprimtarisë së transportit të udhëtarëve me Taxi dhe respektimin e vendqëndrimeve. Me rastin e inspektimit në komunikacion public harton procesverbale me shkrim mbi bazën e të cilit aplikon edhe fletëparaqitjet për kundërvajtje.

Lëshon urdhëresa dhe ndalesa të përkohëshme sipas rregullave ligjore për evitimin e parregullësive, shkeljen e dispozitave ligjore apo të mungesave tjera gjatë kryerjes së punëve për një afat të caktuar kohor. Merr pjesë në komisione kur të ngarkohet dhe kryen detyrat tjera që mund t’i ngarkohen nga mbikëqyrësi në përshtatje me natyrën e punës dhe profesionit tij.

Zyrtari për çështje juridike

Këshillon, rekomandon dhe kohë pas kohe harton aktvendime dhe shkresa përcjellëse për sektorin e Inspekcionit. Përfaqëson sektorin e Inspekcionit pran Gjykatave. Përpilon vendime rregullore edhe vendime për lëmin e Inspekcionit dhe propozon asamblesë komunale për miratim.

Përgaditë raporte tabelare dhe statistikore periodike dhe jep ndihmë jurdike në aspektin ligjor për shërbimin e Inspekcionit. Kujdeset për furnizimin me mjete themelore për shërbimin e Inspekcionit. Bënë shkresa, aktpërcjellje për Drejtoritë tjera komunale. Mbanë kontakte periodike me Policinë e Kosovës dhe organet tjera.

Bashkëpunon në sferen e legjislacionit dhe rregulloreve me shërbimet e Inspekcionit në Komuna tjera. Pret palë në zyre sipas nevojës. Kryen edhe punë tjera sipas urdhëresave të eprorëve. Merr pjesë nëpër komisione të ndryshme të drejtorisë.