Suhareka renditet e 10-ta me numrin më të vogël të të punësuarve në sektorin publik

27.09.2021

Në pesë komuna të Kosovës ka më shumë të punësuar në sektorin publik se sa në sektorin privat. Komunat që kanë më shumë të punësuar në sektorin publik janë kryesisht komuna rurale, komuna të vogla për nga territori, komuna të dala nga procesi i decentralizimit dhe komuna ku shumicën e përbëjnë minoritetet etnike. Për dallim […]

Suhareka renditet e 10-ta me numrin më të vogël të të punësuarve në sektorin publik Foto: Ilustrim

Në pesë komuna të Kosovës ka më shumë të punësuar në sektorin publik se sa në sektorin privat. Komunat që kanë më shumë të punësuar në sektorin publik janë kryesisht komuna rurale, komuna të vogla për nga territori, komuna të dala nga procesi i decentralizimit dhe komuna ku shumicën e përbëjnë minoritetet etnike.

Për dallim që Komuna e Suharekës llogaritet si komunë e vogël, në nivel vendi renditet e 10-ta me numrin më të vogël të të punësuarve në sektorin publik me 18%.

Sipas të dhënave zyrtare në Komunën e Suharekës janë aktive 2,373 biznese, në të cilat janë të punësuar 5,808
persona.

Përveç 5,808 të të punësuarve në sektorin privat në territorin e Komunës së Suharekës, 1,304 persona janë të punësuar në sektorin publik.