Suhareka në zonën e verdhë, këto janë masat kufizuese

06.03.2021

Me rritjen e rasteve pozitive me COVID-19, ka ndryshuar edhe kategorizimi i komunave të vendit, pjesë e këtij ndryshimi ka qenë edhe Komuna e Suharekës e cila për dy javë kishte qenë pjesë e zonës së gjelbër. Ministria në detyrë e Shëndetësisë gjatë ditës së premte ka njoftuar për kategorizimin e ri të komunave, ku […]

Suhareka në zonën e verdhë, këto janë masat kufizuese Foto: Ilustrim

Me rritjen e rasteve pozitive me COVID-19, ka ndryshuar edhe kategorizimi i komunave të vendit, pjesë e këtij ndryshimi ka qenë edhe Komuna e Suharekës e cila për dy javë kishte qenë pjesë e zonës së gjelbër.

Ministria në detyrë e Shëndetësisë gjatë ditës së premte ka njoftuar për kategorizimin e ri të komunave, ku është bërë e ditur se Komuna e Suharekës ka kaluar në zonën e verdhë, shkruan SuharekaOnline.

Në bazë të raportimeve ditore të Institutit Kombëtar të Shëndetësisë Publike, bëhet e ditur se brenda 7 dite në Komunën e Suharekës janë konfirmuar 50 raste pozitive me COVID-19 dhe janë regjistruar 2 viktima (85, 87 vjeç).

Ndërsa, sa u përketë masave kufizuese, Ministria në detyrë e Shëndetësisë ka miratuar masa të veçanta për Komunn e Suharekës, të cilat janë:

  1. Operatorëve ekonomik iu lejohet puna nga 05:00 deri në 22:00.
  2. Qendrat tregtare lejohen të punojnë 05:00 deri në 22:00
  3. Shërbimet e Hotelerisë dhe Gastronomisë lejohen të punojnë 05:00 deri në 22:00, ndërkaq pas orës 22:00 punojnë me shërbim ”merre me vete” dhe ”porosi me dërgesë”.
  4. Të gjitha institucione publike dhe ato private këshillohet të reduktojnë stafin bazuar sspecifikat e tyre dhe ”Manualin për mbrojtjen nga përhapja e COVID-19.
  5. Transporti publik lejohet të punojë duke shfrytëzuar deri në 50% të kapaciteteve.
  6. Taksistët lejohet të punojnë me një pasagjer deri në 3 nëse janë anëtar të familjes.
  7. Institucionet vartëse të MKRS dhe komunave (teatort, biblioteka, filarmonia, galeria, ansamblet, baleti, kinematë, qendrt rinore, muzetë, etj) lejohet të punojnë deri në ora 22:00, duke shfrytëzuar sallat apo objektet e tyre të punës deri në 40%.
  8. Lejohen fitneset dhe pishinat e mbyllura për aktivitete individuale rekreative, duke shfrytëzuar deri në 40% të hapësirave/sipërfaqeve.
  9. Lejohen aktivitetet sportive në hapësira të hapura dhe mbyllura, ku gjatë stërvitjeve lejohen deri në 20 persona, ndërsa gjatë garave deri në 50 persona.