Shikimi publik i të dhënave kadastrale nis më 2 tetor në katër zona të Suharekës

13 orë

Agjencia Kadastrale e Kosovës ka njoftuar se nga 2 tetori 2026 do të nisë procesi i shikimit publik në kuadër të Projektit për Rindërtimin e Kadastrit.

Shikimi publik i të dhënave kadastrale nis më 2 tetor në katër zona të Suharekës Foto: Ilustrim

Në kuadër të Lotit 2, procesi do të zhvillohet edhe në Komunën e Suharekës, konkretisht në zonat kadastrale Sopijë, Mushtisht, Samadrexhë dhe Gelancë.

Shikimi publik u mundëson qytetarëve të këtyre zonave që të shohin dhe të verifikojnë të dhënat kadastrale, në përputhje me procedurat e përcaktuara, si dhe të paraqesin vërejtjet eventuale.

Agjencia Kadastrale e Kosovës ka bërë të ditur se informimi më i hollësishëm për zhvillimin e shikimit publik do të bëhet në secilën zonë kadastrale përmes mediave lokale, posterëve dhe fletëpalosjeve.

Qytetarët e zonave përkatëse janë ftuar të marrin pjesë aktive në këtë proces dhe të shfrytëzojnë mundësinë për verifikimin e të dhënave kadastrale dhe paraqitjen e vërejtjeve.

Suspected Malware | Cloudflare

Warning

Suspected Malware

This website has been reported for potentially distributing malware.

Malware is malicious software created to intentionally disrupt the normal operations of a device.

Learn More