Suhareka në Top 10-shen e komunave për nga numri i të vaksinuarve kundër COVID-19

09.08.2021

Në Qendrat e Vaksinimit është duke vazhduar procesi i vaksinimit kundër COVID-19 në Komunat e Kosovës. Procesi i vaksinimit është duke vazhduar edhe në Komunën e Suharekës. Ministria e Shëndetësisë ka theksuar se aktualisht, vaksinimi po vazhdon me intensitet të shtuar që vërtet na inkurajon. Numri i qytetarëve që po vaksinohen në baza ditore konfirmon […]

Suhareka në Top 10-shen e komunave për nga numri i të vaksinuarve kundër COVID-19 Foto: Ilustrim

Në Qendrat e Vaksinimit është duke vazhduar procesi i vaksinimit kundër COVID-19 në Komunat e Kosovës.

Procesi i vaksinimit është duke vazhduar edhe në Komunën e Suharekës.

Ministria e Shëndetësisë ka theksuar se aktualisht, vaksinimi po vazhdon me intensitet të shtuar që vërtet na inkurajon. Numri i qytetarëve që po vaksinohen në baza ditore konfirmon organizimin dhe punën e mirë të profesionistëve shëndetësor nëpër pikat e vaksinimit.

Ministria e Shëndetësisë ka bërë edhe Top 10 komunat për nga numri i imunizimeve sipas vendbanimit.

Komuna e Suharekës është përfshirë në Top 10-shen e komunave për nga numri i të vaksinuarve kundër COVID-19, ku deri më tani janë vaksinuar 18 mijë e 204 qytetarë.

Në vendin e parë renditet Prishtina, me 85 mijë e 369 të vaksinuar, e dyta renditet Prizreni me 35 mijë e 373 qytetarë të vaksinuar.