Sot shënohet 13 Qershori, Dita e Çlirimit të Suharekës

13.06.2021

Sot në qytetin e Suharekës me një sërë homazhesh do të shënohet Dita e Çlirimit, duke e kthyer kujtesën në këtë ditë që shënoi fillimin e një epoke të re në liri. Aktivitetet do të fillojnë nga ora 10:00 me homazhet tek varrezat e dëshmorëve, tek shtatoret e heronjve Besim Ndreca, Fadil Vata. Po ashtu […]

Sot shënohet 13 Qershori, Dita e Çlirimit të Suharekës Foto: Ilustrim


Sot në qytetin e Suharekës me një sërë homazhesh do të shënohet Dita e Çlirimit, duke e kthyer kujtesën në këtë ditë që shënoi fillimin e një epoke të re në liri.

Aktivitetet do të fillojnë nga ora 10:00 me homazhet tek varrezat e dëshmorëve, tek shtatoret e heronjve Besim Ndreca, Fadil Vata.

Po ashtu do të bëhen homazhe edhe te përmendorja e dëshmorit Kenan Halimi, Te përmendorja e Viktimave Civil, Te shtatorja e Ukë Bytyçit, Te përmendorja e gazetarëve gjermanë në Duhël dhe te kompleksi i varrezave të dëshmorëve në Greiçevc (Carrlevë).

Po ashtu do të ketë ceremoni për zbulimin e pllakës memoriale në vendin e rënies të dëshmorit Fadil Elshani – Sopijë./SuharekaOnline/