VV-Therandë përkujton Ditën e Çlirimit: “Kujtimi dhe vepra e tyre do të jenë përherë pishtar ndriçues për brezat!”

para 37 dite

Aktiviteti përkujtimor u publikua përmes një postimi në faqen e tyre zyrtare në Facebook. Në mesazhin e Vetëvendosjes-Therandë thuhej: “Sot, në nderim të 13 Qershorit – Ditës së Çlirimit të Therandës, aktivistë dhe qytetarë u mblodhëm për të bërë homazhe te Parku i Dëshmorëve në Therandë. Me përulësi dhe krenari, nderojmë sakrificën sublime të të…

VV-Therandë përkujton Ditën e Çlirimit: “Kujtimi dhe vepra e tyre do të jenë përherë pishtar ndriçues për brezat!”

Aktiviteti përkujtimor u publikua përmes një postimi në faqen e tyre zyrtare në Facebook.

Në mesazhin e Vetëvendosjes-Therandë thuhej:

“Sot, në nderim të 13 Qershorit – Ditës së Çlirimit të Therandës, aktivistë dhe qytetarë u mblodhëm për të bërë homazhe te Parku i Dëshmorëve në Therandë.

Me përulësi dhe krenari, nderojmë sakrificën sublime të të gjithë atyre që ranë heroikisht për lirinë që gëzojmë sot. Kujtimi dhe vepra e tyre do të jenë përherë pishtar ndriçues për brezat!

Lëvizja Vetëvendosje – Therandë uron familjarët e dëshmorëve, martirëve, veteranëve, dhe të gjithë qytetarët e Therandës për 13 Qershorin, Ditën e Çlirimit! Le të na shërbejë kjo ditë si frymëzim për të punuar fort për një Therandë më të mirë dhe një Kosovë më të fortë.”

Etiketat

Ofertat e fundit