Ardian Shala i LDK-së uron Ditën e Çlirimit të Therandës: “Liria, dritë pas errësirës së gjatë okupuese”

para 37 dite

Me rastin e shënimit të 13 Qershorit, Ditës së Çlirimit të Therandës (Suharekës), kreu i Lidhjes Demokratike të Kosovës (LDK) në këtë komunë, Ardian Shala, ka bërë një urim të veçantë.

Ardian Shala i LDK-së uron Ditën e Çlirimit të Therandës: “Liria, dritë pas errësirës së gjatë okupuese”

Nëpërmjet një postimi, Shala ka theksuar rëndësinë historike të kësaj date për qytetin dhe popullin.

“13 qershori tashmë ka hyrë në kujtesën tonë historike si dita kur liria e shumëkërkuar kishte arritur në Therandë si një dritë e fuqishme për t’i dhënë fund errësirës së gjatë okupuese që e kishim vuajtur për një kohë shumë të gjatë!”, shkruan Shala.

Ai e cilëson këtë ditë si një festë që kujton sakrificën e madhe për lirinë që gëzojmë sot. Shala ka vënë theksin te roli i familjarëve të dëshmorëve, të cilët, sipas tij, me dhimbjen dhe krenarinë e tyre, janë shtylla morale e kombit. “Në sytë e familjarëve të Dëshmorëve shohim çdo ditë dhimbjen e krenarinë. Si shtylla morale e kombit, ata na presin e përcjellin në çdo manifestim kombëtar tek Parku i Dëshmorëve. Sa shumë kuptim u ka dhënë festave të lirisë qëndrimi i tyre,” thekson ai.

Në fund të urimit, Shala bën thirrje që kjo ditë të nderohet duke punuar me përkushtim për një Therandë të zhvilluar, më të drejtë dhe më të bashkuar.

“Nder e respekt veteranëve e invalidëve të luftës çlirimtare! Lavdi martirëve dhe Dëshmorëve të kombit!” përfundon mesazhi i Ardian Shalës.

Etiketat

Ofertat e fundit