Sot ndeshja e madhe Golden Eagle Ylli – Peja
11.04.2026
Sot zhvillohet përballja e Play-Off-it ndërmjet Golden Eagle Ylli dhe KB Peja, një duel që pritet të sjellë emocione të mëdha për tifozët e basketbollit.
Ekipi i Yllit hyn në këtë ndeshje me synimin për ta nisur serinë me fitore, ndërsa Peja kërkon të befasojë në transfertë dhe të marrë avantazhin.
Interesimi për këtë ndeshje është i madh, prandaj klubi ka bërë të ditur se biletat shiten vetëm online dhe shitja përfundon një orë para fillimit.
Tifozët që kanë siguruar biletat janë të lutur të respektojnë vendet e tyre sipas numrit të ulëses, ndërsa ata me kartela VIP duhet të ulen në vendet e rezervuara për ta.
Atmosfera pritet të jetë elektrizuese, ndërsa të gjithë sytë janë drejt kësaj ndeshjeje që shënon fillimin e Play-Off-it.
