Shqetësuese, për 4 muaj një vetvrasje dhe 5 tentim vetvrasje në Suharekë

03.06.2021

Mbetet ende shqetësuese fakti se vazhdon të ketë rritje numri i rasteve të tentim të vetvrasjes dhe vetvrasjeve që ndodhin në Suharekë si dhe në gjithë vendin. Në çdo takim të sigurisë lokale që mbahet me nënkryetaren e Komunës së Suharekës, përfaqësuesve të KFOR-it dhe Policisë së Kosovës çdo herë është prezent numri i rasteve […]

Shqetësuese, për 4 muaj një vetvrasje dhe 5 tentim vetvrasje në Suharekë Foto: Herolind Bytyçi / HALLKA

Mbetet ende shqetësuese fakti se vazhdon të ketë rritje numri i rasteve të tentim të vetvrasjes dhe vetvrasjeve që ndodhin në Suharekë si dhe në gjithë vendin.

Në çdo takim të sigurisë lokale që mbahet me nënkryetaren e Komunës së Suharekës, përfaqësuesve të KFOR-it dhe Policisë së Kosovës çdo herë është prezent numri i rasteve të tentim vetvrasjes si dhe vetvrasjeve, ku vetëm dy javët e fundit të muajit prill ndodhi një vetvrasje.

SuharekaOnline ka grumbulluar statistikat e rasteve të tentim vetvrasjes si dhe vetvrasjes të cilat kanë ndodhur këtë vit në periudhën janar-prill në Komunën e Suharekës.

Për katër muaj, në Komunën e Suharekës kanë ndodhur 4 raste të tentim vetvrasjes dhe një vetvrasje.

Gjatë muajit janar të vitit 2021 ndodhi një rast tentim vetvrasje, në shkurt një rast tentim vetvrasje, në mars 3 raste të tilla dhe në prill një vetvrasje./SuharekaOnline/

MuajiNr. i rasteve të tentim vetvrasjes në Komunën e Suharekës
Janar1
Shkurt1
Mars3
Prill1 vetvrasje