Rishfaqet ariu i murrmë në Gjinoc

12.09.2020

Shfaqja e arinjëve nëpër fshatrat e Suharekës tashmë nuk është temë për tu habitur. Vitin e kaluar tre arinjë të murrmë kishin zbarkuar në Gjinoc, saktësisht më datën 1 shtator 2019, më pastaj një i tillë në tetor ishte parë edhe në fshatin Popolan. Një i tillë është parë edhe mbrëmë rreth orës 22:20 tek […]

Rishfaqet ariu i murrmë në Gjinoc Foto: Ilustrim

Shfaqja e arinjëve nëpër fshatrat e Suharekës tashmë nuk është temë për tu habitur.

Vitin e kaluar tre arinjë të murrmë kishin zbarkuar në Gjinoc, saktësisht më datën 1 shtator 2019, më pastaj një i tillë në tetor ishte parë edhe në fshatin Popolan.

Një i tillë është parë edhe mbrëmë rreth orës 22:20 tek sa truponte rrugën që lidh fshatin Gjinoc – Dubravë, shkruan SuharekaOnline.

Gjithashtu vitin e kaluar një video e disa biçiklistëve nga Suhareka ishte bërë virale në internet, ku ata kishin hasur në disa arinjë, duket se po i njëjti është shfaqur prapë.