QKMF-Suharekë vaksinon kundër gripit sezonal banorët në shtëpinë e të moshuarve “Jetimat e Ballkanit”

16.11.2022

Gjatë ditës së martë ekipi i Qendrës Kryesore të Mjekësisë Familjare “Rexhep Kuçi”, ka vaksinuar të moshuarit që ndodhen në shtëpinë e të moshuarve “Jetimat e Ballkanit” në Gjinoc. Ekipi i mjekëve dhe teknikëve të Qendrës Kryesore të Mjekësisë Familjare “Rexhep Kuçi”, sot në shtepinë e të moshuarve “Jetimat e Ballkanit” në Gjinoc, kanë kryer […]

QKMF-Suharekë vaksinon kundër gripit sezonal banorët në shtëpinë e të moshuarve “Jetimat e Ballkanit” Foto: Ilustrim

Gjatë ditës së martë ekipi i Qendrës Kryesore të Mjekësisë Familjare “Rexhep Kuçi”, ka vaksinuar të moshuarit që ndodhen në shtëpinë e të moshuarve “Jetimat e Ballkanit” në Gjinoc.

Ekipi i mjekëve dhe teknikëve të Qendrës Kryesore të Mjekësisë Familjare “Rexhep Kuçi”, sot në shtepinë e të moshuarve “Jetimat e Ballkanit” në Gjinoc, kanë kryer vaksinimin kundër gripit sezonal të banorëve rezidet mbrenda shtëpisë, përcjellë SuharekaOnline.

Punëtorët shëndetësor, përveç vaksinimit kanë dhënë dhe këshilla mjeksore për të moshuarit si dhe iu kanë uruar atyre shëndet dhe qëndrim të mbarë!

Ndërsa, të moshuarit dhe stafi i Shtëpisë së të moshuarve “Jetimat e Ballkanit”, kanë falenderuar QKMF “Rexhep Kuçi” në Suharekë, për këtë veprim të mirë.