Një femër dërgohet pa shenja jete në QKMF në Suharekë, trupi dërgohet për obduksion

15.12.2025

Një femër është dërguar pa shenja jete në Qendrën e Kujdesit Mjekësor Familjar (QKMF) në Suharekë, ka njoftuar Policia e Kosovës.

Sipas njoftimit zyrtar, rasti është raportuar mbrëmjen e së dielës, më 14 dhjetor 2025, rreth orës 21:50. Viktima femër është sjellë në QKMF pa shenja jete, ndërsa vdekjen e saj e ka konstatuar mjeku kujdestar.

Me vendim të prokurorit kompetent, trupi i pajetë i viktimës është dërguar në Institutin e Mjekësisë Ligjore (IML) për obduksion, me qëllim të sqarimit të rrethanave të vdekjes.

Policia ka iniciuar rastin si “Hetim i vdekjes”, ndërsa hetimet lidhur me këtë ngjarje janë duke vazhduar.