Dërgohet pa shenja jete një person në QKMF-në e Malishevës, Policia nis hetimet
25.05.2026
Një person është dërguar pa shenja jete në Qendrën Kryesore të Mjekësisë Familjare në Malishevë, mbrëmjen e së dielës rreth orës 19:35.
Rastin e ka konfirmuar zëdhënësja e Policisë për Rajonin e Gjakovës, Vlera Krasniqi, e cila bëri të ditur se menjëherë pas marrjes së informacionit, njësitë relevante policore kanë dalë në vendin e ngjarjes.
Sipas Policisë, është iniciuar rasti “Hetim i vdekjes”, ndërsa trupi i pajetë do të dërgohet për ekzaminim mjeko-ligjor.“Rreth orës 19:35 kemi pranuar informatën nga QKMF Malishevë se një person mashkull i moshës madhore është dërguar pa shenja jete.
Njësitë relevante të Policisë janë duke ndërmarrë veprimet e nevojshme në koordinim me prokurorin e shtetit”, deklaroi Krasniqi.
