Pushimi pranveror në shkolla, flet drejtori i DKA-Suharekë, Remzi Bajselmani

30.03.2021

Në mbledhjen e mbajtur sot mes Ministrisë së Arsimit dhe Shkencës, përfaqësuesve të Kolegjiumit të DKA-ve, SBAShK-ut, Këshillit të Prindërve, IKShPK-së, drejtorëve të shkollave dhe mësimdhënësve thuhet se është marrë vendim që java e ardhshme të jetë pushim për shkollat. Lajmi është bërë i ditur nga Ymer Ymeri, nga Sindikata e Bashkuar e Arsimit, Shkencës […]

Pushimi pranveror në shkolla, flet drejtori i DKA-Suharekë, Remzi Bajselmani Foto: Ilustrim

Në mbledhjen e mbajtur sot mes Ministrisë së Arsimit dhe Shkencës, përfaqësuesve të Kolegjiumit të DKA-ve, SBAShK-ut, Këshillit të Prindërve, IKShPK-së, drejtorëve të shkollave dhe mësimdhënësve thuhet se është marrë vendim që java e ardhshme të jetë pushim për shkollat.

Lajmi është bërë i ditur nga Ymer Ymeri, nga Sindikata e Bashkuar e Arsimit, Shkencës dhe Kulturës.

“Pas diskutimeve që janë bërë është vendosur që gjatë javës së ardhshme edhe me rekomandimin e përfaqësuesve të Institutit Kombëtar të Shëndetit Publik i cili ishte në takim që të mbahet një javë pushim, meqenëse pushimi pranveror sipas kalendarit ka qenë e paraparë në këtë javë”, deklaroi ai për telegrafin.

Ndërsa, sa i përketë këtij pushimi, drejtori i DKA-Suharekë, Remzi Bajselmani në një prononcim për SuharekaOnline bëri të ditur se ende nuk ka ndonjë vendim konkret nga Ministria e Arsimit dhe se janë në pritje të një vendimi, nëse java e ardhshme do të jetë pushim për nxënësit e shkollave fillore dhe atyre të mesme.

Gjithashtu, Bajselmani ka treguar se gjendja me pandeminë COVID-19 në shkollat e Komunës së Suharekës është stabile, aktualisht të infektuar me COVID-19 janë vetëm 3 mësimdhënës, dy prej tyre në shkollën fillore në Nishor dhe një shkollën fillore në Samadrexhë, duke shtuar se të njëtit janë në gjendje të mirë shëndetësore.

Bajselmani për SuharekaOnline tha se në të gjitha shkollat e komunës mësimi është duke vazhduar në mënyrë fizike, në bazë të skenarit ”A”.

Rikujtojmë se gjatë ditës së martë në Komunën e Suharekës janë identifikuar 13 raste pozitive me COVID-19, në vendbanimet si: Bllacë (1), Gjinoc (2), Greikoc (1), Mushtisht (1), Nëpërbisht (2), Peqan (1) Samadrexhë (2), Suharekë (1), Tërrnje (1) dhe Vraniq (1).