Akademia Dukagjini dhe DKA në Suharekë nënshkruajnë marrëveshje për zhvillimin profesional të mësimdhënësve
Akademia Dukagjini dhe Drejtoria Komunale e Arsimit (DKA) në Suharekë kanë nënshkruar Marrëveshje Bashkëpunimi, me qëllim forcimin e zhvillimit profesional në fushën e arsimit.
Marrëveshja u nënshkrua me drejtorin e DKA-së në Suharekë, Remzi Bajselmani, dhe krijon bazën për bashkëpunim në realizimin e aktiviteteve, trajnimeve dhe iniciativave të përbashkëta.
Sipas Akademisë Dukagjini, partneriteti synon të kontribuojë në avancimin profesional të mësimdhënësve dhe ngritjen e cilësisë së arsimit nëpërmjet mundësive për zhvillim të vazhdueshëm profesional.
Në kuadër të bashkëpunimit parashihet edhe shkëmbimi i përvojave dhe fuqizimi i kapaciteteve të stafit arsimor përmes aktiviteteve dhe programeve të përbashkëta.
Akademia Dukagjini ka falënderuar DKA-në në Suharekë dhe drejtorin Bajselmani për gatishmërinë për bashkëpunim dhe mbështetjen e iniciativave në funksion të zhvillimit dhe avancimit të arsimit.
