“Supervullnetarët” e Vraniqit nisin projektin për ndriçimin solar të shëtitores së fshatit
Sot, në ambientet e Komunës së Suharekës, qëndruan për vizitë “Supervullnetarët” e SHFMU “Dëshmorët e Kombit” në Vraniq, të udhëhequr nga arsimtari vullnetar Asllan Shehu.
Foto: Ilustrim
Në kuadër të mbështetjes nga OJQ “TOKA”, ata do të realizojnë projektin “Vendosja e Solarëve në Dritat e Shëtitores së Fshatit”, një nismë që synon përmirësimin e ndriçimit publik dhe promovimin e përdorimit të energjisë së ripërtëritshme.
Ky projekt paraqet një shembull të angazhimit qytetar dhe vullnetar të të rinjve, duke kontribuar në zhvillimin e komunitetit lokal dhe krijimin e një mjedisi më të sigurt e më të qëndrueshëm për banorët e fshatit.
