Çeku viziton SBAShK-un para fillimit të vitit të ri shkollor
Ministri në detyrë i Arsimit dhe Shkencës, Hajrulla Çeku, ka vizituar SBAShK-un me rastin e fillimit të vitit të ri shkollor 2026/2027.
Çeku, së bashku me zëvendësministrin në detyrë, Përparim Kryeziu, u pritën nga kryetari i SBAShK-ut, Rrahman Jasharaj, nënkryetarja Vjollca Shala dhe sekretari i përgjithshëm Ymer Ymeri.
Në takim u diskutua për përgatitjet për vitin e ri shkollor, rolin e mësimdhënësve dhe rëndësinë e bashkëpunimit ndërmjet institucioneve dhe komunitetit arsimor, me synim rritjen e cilësisë së arsimit.
Çeku u uroi mësimdhënësve dhe nxënësve një vit të mbarë shkollor, ndërsa falënderoi SBAShK-un për bashkëpunimin.
Jasharaj vlerësoi vizitën e përfaqësuesve të MASh-it dhe shprehu mbështetjen e SBAShK-ut për Strategjinë e Arsimit 2035+, të cilën e cilësoi si të rëndësishme për zhvillimin e arsimit gjatë dekadës së ardhshme.
