Sedat Gashi emërohet zyrtarisht zëvendësdrejtor i Gjimnazit “Jeta e Re”

22.07.2026

Pas përfundimit me sukses të të gjitha procedurave ligjore, Sedat Gashi ka pranuar zyrtarisht detyrën e zëvendësdrejtorit të Gjimnazit “Jeta e Re”.

Detyrën ia dorëzoi Drejtori i Drejtorisë Komunale të Arsimit, Remzi Bajselmani.

Gashi ka falënderuar për besimin e dhënë, si dhe stafin, nxënësit dhe prindërit për bashkëpunimin dhe mbështetjen e deritanishme. Ai ka shprehur përkushtimin që edhe gjatë mandatit katërvjeçar të vazhdojë puna e përbashkët për arritjen e sukseseve të reja dhe avancimin e institucionit arsimor.