Problemi i tretë i botës prezent edhe në Suharekë!

23.04.2021

Rastet e vetvrasjeve dhe tentim për vetvrasje sa janë të ndjeshme aq janë edhe shqetësuese për mbarë shoqërinë. Një fenomen i tillë fatkeqësisht ka ekzistuar dhe vazhdon të ekzistojë në të gjitha shoqëritë, civilizimet e që për fat jo të mirë është përcjellur nga brezi në brez. Sipas studiuesve të cilët i kanë kushtuar rëndësi […]

Problemi i tretë i botës prezent edhe në Suharekë! Foto: Herolind Bytyçi / HALLKA

Rastet e vetvrasjeve dhe tentim për vetvrasje sa janë të ndjeshme aq janë edhe shqetësuese për mbarë shoqërinë.

Një fenomen i tillë fatkeqësisht ka ekzistuar dhe vazhdon të ekzistojë në të gjitha shoqëritë, civilizimet e që për fat jo të mirë është përcjellur nga brezi në brez.

Sipas studiuesve të cilët i kanë kushtuar rëndësi një fenomeni të tillë bëjnë të ditur se ka forma dhe arsye të ndryshme të vetvrasjeve, njëra prej tyre është edhe vetvrasja anomike.

Vetvrasja anomike karakterizohet nga çrregullime të rënda, dhe shpërthen nga prishja e marrëdhënieve të një individi me shoqërinë e tij, humbja e vendit të punës, depresioni ekonomik, pasurimi i papritur, ndërrimi i sistemit shoqëror, e disa arsye të tjera.

Studimet nga Organizata Botërore e Shëndetësisë tregojnë se çdo 40 sekonda një njeri bën vetëvrasje në botë. Madje ky fenomen konsiderohet si problemi i tetë më i madh në botë.

Fatkeqësisht në raste të tilla përgjatë viteve është hasur edhe në Komunën e Suharekës, të cilat padyshim që kanë ngjallur shqetësime tek qytetarët. Ku për këto raste është njoftuar edhe Policia e Kosovës në Suharekë.

Në bazë të të dhënave që ka siguruar SuharekaOnline është bërë e ditur se që nga fillimi i vitit 2021 deri më tani në Komunën e Suharekës janë regjistruar 5 raste për tentim vetvrasje dhe një vetvrasje.

Në muajin janar të këtij viti në Komunën e Suharekës është regjistruar një rast i tentim vetvrasjes, situatë e njejtë ka vazhduar edhe në muajin shkurt ku është regjistruar gjithashtu edhe një tjetër rast i tillë.

Ndërsa, në muajin mars, 2021 numri i tentim për vetvrasje në Komunën e Suharekës është rritur për një më shumë, ku janë regjistruar dy raste të tilla.

Me të filluar muaji prill, në Komunën e Suharekës është regjistruar një rast për tentim vetvrasje, e cila fatmirësisht njëlloj si 4 rastet e lartëcekura nuk ka përfunduar me fatalitet.

Në po të njëjtin muaj, saktësisht më datë 22 prill, nga familjarët e një person (emër i njohur për redaksinë) është raportuar në polici se tashmë i ndjeri, ka kryer vetvrasje.

Pavarësisht vërshtirësive dhe arsyeve, ky fenomen në shoqëri ka nevojë që të luftohet, duhet të krijohet një vetëdijësim gjithëshoqëror, për shkak se ky problem mund të ketë pasoja afatgjate për të gjithë shoqërinë.