Policia dhe inspektorët me aksion në Suharekë, u shqiptohen fletparaqitje 5 lokaleve

24.04.2021

Policia e Kosovës gjatë ditës së premte ka kontrolluar 68 lokale në Prizren dhe Suharekë, ku edhe kanë hasur në disa parregullsi. Policia e Kosovës në Prizren dhe Suharekë kanë kontrolluar 68 lokale, në të cilat Inspektorët dhe Policia kanë hasur parregullsi në disa prej tyre, tri nga lokalet janë mbyllur me urdhër të Inspektorit […]

Policia dhe inspektorët me aksion në Suharekë, u shqiptohen fletparaqitje 5 lokaleve Foto: Ilustrim

Policia e Kosovës gjatë ditës së premte ka kontrolluar 68 lokale në Prizren dhe Suharekë, ku edhe kanë hasur në disa parregullsi.

Policia e Kosovës në Prizren dhe Suharekë kanë kontrolluar 68 lokale, në të cilat Inspektorët dhe Policia kanë hasur parregullsi në disa prej tyre, tri nga lokalet janë mbyllur me urdhër të Inspektorit dhe u shqiptuan 18 fletparaqitje, nga këto 13 në Prizren dhe 5 në Suharekë.

Policia e Kosovës në Prizren dhe Suharekë dje ka shqiptuar 32 tiketa për mosmbajtje të maskës dhe 9 tiketa për mosrespektim të orarit të lëvizjës që parasheh kohën nga ora 22:30-05:00.

Policia ka bërë të ditur se aktivitete të përbashkëta parashihen të realizohen edhe më tutje, në parandalim dhe respektim të masave nga Udhëzimi i Qeverisë dhe ligji për masat anti-COVID.

Njoftimi i plotë:

Në zbatim të Vendimit të Qeverisë Nr.01/07 për masat e përgjithshme dhe të veçanta për kontrollin, parandalimin dhe luftimin e pandemisë COVID-19, një ekip e përbashkët e policisë dhe Inspektorëve të AVUK-ut, me datë 23 prill 2021, ka realizuar një kontrollë në komunën e Prizrenit dhe Suharekës nga ora 18:30-01:25 min.

Në këtë kuadër në Prizren dhe Suharekë u kontrolluan 68 lokale, për të cilat Inspektorët dhe Policia gjeten parregullsi në disa prej tyre, tri nga lokalet u mbyllën me urdhër të Inspektorit, dhe u shqiptuan 18 fletparaqitje, nga këto 13 në Prizren dhe 5 në Suharekë.

Ndërsa policia në këtë aktivitet ka gjetur parregullsi në disa raste ka shqiptuar 32 tiketa për mosmbajtje të maskës dhe 9 tiketa për mosrespektim të orarit të lëvizjes që parasheh kohen nga ora 22:30-05:00.

Aktivitete të përbashkëta parashihen të realizohen edhe me tutje, në parandalim dhe respektim të masave nga Udhëzimi i Qeverisë dhe ligji për masat anticovid-19