Po realizohet projekti “Punë për Komunitetin” në Komunën e Suharekës
Me këtë rast ata së bashku kanë mbjellur edhe drunjë dekorativ përgjatë shtratit të lumit që kalon përmes fshatrave Leshan dhe Tërrnje. Realizimi i këtij projekti po bëhet sipas një Memorandumi Mirëkuptimi mes Komunës së Suharekës, GIZ-it dhe GLV “Natyra”, ndërsa punët që do të kryehen janë në pastrimi, zgjerimi dhe rregullimi i shtratit te…
Me këtë rast ata së bashku kanë mbjellur edhe drunjë dekorativ përgjatë shtratit të lumit që kalon përmes fshatrave Leshan dhe Tërrnje.
Realizimi i këtij projekti po bëhet sipas një Memorandumi Mirëkuptimi mes Komunës së Suharekës, GIZ-it dhe GLV “Natyra”, ndërsa punët që do të kryehen janë në pastrimi, zgjerimi dhe rregullimi i shtratit te lumit që kalon në Leshan dhe Tërrnje.
Nisma “Punë për Komunitetin” është një projekt i financuar nga Qeveria Gjermane, zbatuar nga GIZ, që synon zbutjen e pasojave ekonomike dhe financiare që pandemia e Covid-19 u ka shkaktuar komuniteteve lokale në Kosovë.
Projekti po mbështet nga Ministria Federale Gjermane për bashkëpunim ekonomik dhe zhvillim, permes GIZ-it në Kosovë dhe Komunës së Suharekës.