Plaçkitja e armatosur në autostradë në Duhël, grabiten zarfat e postës private që kishin para

24.10.2025

Një incident i rëndë ka ndodhur sot në mëngjes, rreth orës 08:00, në autostradë, afërsisht në dalje të fshatit Duhël për të cilin SuharekaOnline ka raportuar eksluzivisht.

Plaçkitja e armatosur në autostradë në Duhël, grabiten zarfat e postës private që kishin para Foto: Ilustrim

Sipas informacioneve të para, një kamion ka ndaluar një veturë dhe më pas, në mënyrë të armatosur, personat e dyshuar kanë plaçkitur veturën.

Rasti është konfirmuar për Telegrafin nga Zëdhënës i Policisë së Kosovës për Rajonin e Prizrenit, Shaqir Bytyçi.

Bytyçi ka njoftuar se një 44 vjeçar ka raportuar në polici se derisa ishte duke drejtuar automjetin, postë private, në dalje të autostradës në fshatin Duhel, është ndaluar dhe sulmuar nga persona të panjohur.

Tutje, viktima në polici ka treguar se personat dyshuar e kanë kërcënuar dhe me forcë i kanë marrë disa zarfe të mbyllura në të cilat dyshohet se kishte para, por që nuk dihet ende vlera e tyre.

“Sot, më datë 24.10.2025, rreth orës 07:45, një person mashkull, 44-vjeçar, ka raportuar në polici se derisa ishte duke drejtuar një automjet tip kombi, postë private, në dalje të autostradës në fshatin Duhel, është ndaluar dhe sulmuar nga persona të panjohur. Të dyshuarit, nën kërcënim dhe me forcë, i kanë marrë disa zarfa të mbyllur që dyshohet se përmbanin para. Viktima nuk ka lëndime dhe nuk e di shumën e saktë të parave të grabitura, pasi zarfat kanë qenë të mbyllura” ka thënë Bytyçi.

Suspected Malware | Cloudflare

Warning

Suspected Malware

This website has been reported for potentially distributing malware.

Malware is malicious software created to intentionally disrupt the normal operations of a device.

Learn More