Arrestohet i dyshuari në Suharekë për grabitje të 200 eurove
Pas disa ditësh hetimesh, autoritetet kanë arrestuar një person të dyshuar për përfshirje në një rast grabitjeje të ndodhur në orët e para të mëngjesit në Suharekë, ku viktimës i ishin marrë me forcë 200 euro.
Sipas njoftimit zyrtar, ngjarja kishte ndodhur më 11 qershor, rreth orës 02:20, në hyrje të një marketi në rrugën “Brigada 123”. Dy persona të panjohur dyshohet se e kanë sulmuar viktimën, ku njëri e ka mbajtur me forcë ndërsa tjetri i ka marrë paratë nga xhepi, përpara se të largoheshin nga vendi i ngjarjes.
Pas hetimeve intensive, hetuesit e Policia e Kosovës kanë arritur të identifikojnë dhe arrestojnë të dyshuarin R.K., 27 vjeç nga fshati Tërnje. Ai është intervistuar në prani të mbrojtësit ligjor, ndërsa me vendim të prokurorit rasti është rikualifikuar nga “grabitje” në “vjedhje e rëndë”.
I dyshuari është ndaluar për 48 orë, ndërsa hetimet për zbardhjen e plotë të rastit po vazhdojnë.
