Përjashtimi i arsimtares me shami në Reshtan të Suharekës, përgjigjet ministrja Nagavci 

02.09.2022

Ministrja e Arsimit, Arbërie Nagavci, ka reaguar pas vendimit për largimin nga puna të mësueses me mbulesë në shkollën fillore në Reshtan të Suharekës. Nagavci është përgjigjur në pyetjen e një komentueseje në rrjetin social në “Facebook”, duke e vlerësuar vendimin e paligjshëm. “Ky Vendim, nëse ekziston vërtetë, është i paligjshëm, i padrejtë dhe si […]

Përjashtimi i arsimtares me shami në Reshtan të Suharekës, përgjigjet ministrja Nagavci  Foto: Ilustrim

Ministrja e Arsimit, Arbërie Nagavci, ka reaguar pas vendimit për largimin nga puna të mësueses me mbulesë në shkollën fillore në Reshtan të Suharekës.

Nagavci është përgjigjur në pyetjen e një komentueseje në rrjetin social në “Facebook”, duke e vlerësuar vendimin e paligjshëm.

“Ky Vendim, nëse ekziston vërtetë, është i paligjshëm, i padrejtë dhe si i tillë nuk shkakton asnjë pasojë juridike”, ka shkruar ministrja Nagavci.

Ndryshe, lidhur me këtë vendim të Këshillit të Shkollës të Reshtanit, ka pasur reagime të shumta nga ana e qytetarëve, po ashtu edhe nga fytyra të njohura publike e emra të shumta edhe nga estrada shqiptare.