Përfshihet nga zjarri një shtëpi në Shirokë, intervenojnë zjarrfikësit

12.04.2023

Njësiti i zjarrfikësave në Suharekë ka njoftuar se mbrëmë kanë intervenuar në një shtëpi në Shirokë të Suharekës. Në mbrëmjen e së martës, rreth orës 22:20 njësiti i zjarrfikësave në Suharekë janë alarmuar për zjarr në një shtëpi banimi në Shirokë të Suharekës, raporton SuharekaOnline. Në njoftimin e zjarrfikësve thuhet se pas lokalizimit të zjarrit […]

Përfshihet nga zjarri një shtëpi në Shirokë, intervenojnë zjarrfikësit Foto: Ilustrim

Njësiti i zjarrfikësave në Suharekë ka njoftuar se mbrëmë kanë intervenuar në një shtëpi në Shirokë të Suharekës.

Në mbrëmjen e së martës, rreth orës 22:20 njësiti i zjarrfikësave në Suharekë janë alarmuar për zjarr në një shtëpi banimi në Shirokë të Suharekës, raporton SuharekaOnline.

Në njoftimin e zjarrfikësve thuhet se pas lokalizimit të zjarrit shtëpia është shpëtuar në tërësi.

Ndërsa, nuk është raportuar për ndonjë person të lënduar dhe nuk dihen shkaqet e zjarrit.