Dy këmbësore goditen nga vetura në Shirokë, arrestohet i dyshuari
Një aksident i rëndë trafiku ka ndodhur pasditen e së premtes në fshatin Shirokë të Suharekës, ku një veturë ka goditur dy këmbësore.
Foto: Ilustrim
Sipas informacioneve zyrtare, i dyshuari, një mashkull kosovar, duke drejtuar automjetin e tij, ka përplasur dy femra këmbësore, të cilat si pasojë kanë pësuar lëndime të rënda trupore.
Të lënduarat janë transportuar me urgjencë në Spitalin e Prizrenit, ku po marrin trajtim mjekësor.
Ndërkohë, i dyshuari është arrestuar nga organet e rendit dhe, me vendim të prokurorit, është dërguar në mbajtje, ndërsa rasti po hetohet nga autoritetet kompetente.
