Për të dytin vit radhazi, Suhareka renditet e para në Kosovë për fushën e arsimit
Raporti i performancës komunale për komunat e Kosovës të cilin e ka siguruar SuharekaOnline prezanton rezultatet e punës së komunave në fusha të kompetencave që janë nën përgjegjësi të tyre. Nga këto fusha të cilat prezentohen në këtë raport ku kanë raportuar komunat e Kosovës është edhe ajo e arsimit parauniversitar. Fusha 17 – Arsimi […]
Raporti i performancës komunale për komunat e Kosovës të cilin e ka siguruar SuharekaOnline prezanton rezultatet e punës së komunave në fusha të kompetencave që janë nën përgjegjësi të tyre.
Nga këto fusha të cilat prezentohen në këtë raport ku kanë raportuar komunat e Kosovës është edhe ajo e arsimit parauniversitar.
Fusha 17 – Arsimi Parauniversitar – Kjo fushë synon rezultate në hapësira për çerdhe dhe shkolla të pajisura me kabinete për internet, masa të efiçencës së energjisë, rekrutimin e personelit arsimor, licencimin e mësimdhënësve, mjetet e konkretizimit, pajisjet e shkollave me mjete mësimore, kabinete të TIK-ut, si dhe kushtet e sigurisë në shkollë.
Duke u bazuar në raportin që posedon SuharekaOnline figuron se për përformancë në Fushën e Arsimit Parauniversitar, Komuna e Suharekës është renditur e para nga të gjitha komunat të vendit me 77.19%.
