Çdo shkollë në Suharekë do të ketë orë të veçantë për Inteligjencë Artificiale
Drejtori i Arsimit në Suharekë, Remzi Bajselmani, ka njoftuar një iniciativë të re në bashkëpunim me Shkollën Digjitale Suharekë, e cila synon të sjellë një revolucion në arsimin publik në komunë.
Sipas Bajselmanit, çdo shkollë fillore dhe e mesme në Suharekë do të përfshihet në programin e edukimit mbi Inteligjencën Artificiale, duke siguruar që nxënësit të kenë aftësi të rëndësishme për tregun e punës dhe zhvillimet teknologjike të së ardhmes.

Ky program synon të përgatitë gjeneratën e re për sfidat e teknologjisë dhe të integrojë Inteligjencën Artificiale në mësimdhënie, duke e bërë arsimin publik në Suharekë më inovativ dhe modern.
Në bashkëpunim me Shkollën Digjitale, drejtoria e arsimit planifikon që ky program të nisë së shpejti dhe të zgjerohet gradualisht në të gjitha institucionet arsimore të komunës.