Për një muaj Komuna e Suharekës shpenzoi afër 7 mijë euro për udhëtime zyrtare jashtë vendit

11.11.2022

Në shpenzimet e periudhës tetor 2022 , sipas njësive buxhetore dhe kodeve ekonomike të Komunës së Suharekës, ndër tjerash figurojnë edhe shpenzimet për udhëtimet zyrtare jashtë vendit. Në bazë të raportit të cilin e ka siguruar SuharekaOnline bëhet e ditur se në muajin tetor të këtij viti Komuna e Suharekës ka shpenzuar 6843.99 euro për […]

Për një muaj Komuna e Suharekës shpenzoi afër 7 mijë euro për udhëtime zyrtare jashtë vendit Foto: Ilustrim

Në shpenzimet e periudhës tetor 2022 , sipas njësive buxhetore dhe kodeve ekonomike të Komunës së Suharekës, ndër tjerash figurojnë edhe shpenzimet për udhëtimet zyrtare jashtë vendit.

Në bazë të raportit të cilin e ka siguruar SuharekaOnline bëhet e ditur se në muajin tetor të këtij viti Komuna e Suharekës ka shpenzuar 6843.99 euro për udhëtimet zyrtare jashtë vendit.

Shpenzime më të mëdha për udhëtime zyrtare jashtë vendit për muajin tetor ka bërë Administrata e cila ka shpenzuar 6 mijë euro.

Ndërsa, 568.93 euro janë shpenzuar për udhëtime zyrtare jashtë vendit nga Zyra e Kryetarit, Bali Muharremaj.

Shpenzime për të njejtën arsye në muajin tetor janë bërë nga Inspekcioni, ku kanë shpenzuar 245.06 euro dhe Buxheti ku janë shpenzuar 30 euro.

Njësia BuxhetoreUdhëtime zyrtare jashtë vendit, tetor 2022
Zyra e kryetarit568,93 euro
Administrata6000 euro
Inspekcioni 245,06 euro
Buxheti30 euro
TOTALI6.843,99 euro