Për gjashtë muaj Komuna e Suharekës shpenzoi mbi 8000 euro për dreka zyrtare

21.07.2021

Në shpenzimet e periudhës janar-qershor 2021, sipas njësive buxhetore dhe kodeve ekonomike të Komunës së Suharekës, ndër tjerash figurojnë edhe shpenzimet për dreka zyrtare. Në bazë të raportit të publikuar në uebfaqen e Komunës së Suharekës figuron që në muajt janar-qershor të këtij viti Komuna e Suharekës ka shpenzuar 8,044.4 euro, raporton SuharekaOnline. Në bazë […]

Për gjashtë muaj Komuna e Suharekës shpenzoi mbi 8000 euro për dreka zyrtare Foto: Ilustrim

Në shpenzimet e periudhës janar-qershor 2021, sipas njësive buxhetore dhe kodeve ekonomike të Komunës së Suharekës, ndër tjerash figurojnë edhe shpenzimet për dreka zyrtare.

Në bazë të raportit të publikuar në uebfaqen e Komunës së Suharekës figuron që në muajt janar-qershor të këtij viti Komuna e Suharekës ka shpenzuar 8,044.4 euro, raporton SuharekaOnline.

Në bazë të këtij raportit figuron që Zyra e Kryetarit të Komunës së Suharekës, Bali Muharremaj në periudhën kohore janar-qershor të këtij viti ka shpenzuar 886.30 euro për dreka zyrtare, raporton SuharekaOnline.

Ndërsa, shpenzime më të mëdha për dreka zyrtare brenda kësaj periudhe kohore janë bërë nga Drejtoria e Kulturës, shpenzime këto që kanë arritur vlerën prej 2,750.50 euro.

Njësia BuxhetoreDreka Zyrtare, janar-qershor 2021
Zyra e Kryetarit886.30€
Buxhet Ekonomi dhe Financa786.00€
Administrata91.00€
Inspekcioni/
Zyra e Kuvendit Komunal684.90€
Shërbimet Publike582.8€
Bujqësia499.80€
Planifikimi urban – Urbanizmi373.20€
Shërbimet Kadastrale476.20€
Administrata71.00€
Shërbimet Sociale/
Shërbimet e Kujdesit Primar Shëndetësor (QKMF)141.70€
Shërbimet Kulturore2,750.50€
Administrata e Arsimit701.00€
TOTAL8,044.4€