Zhduket një person në Suharekë, bashkëshortja raporton rastin në Polici

20.10.2026

Një person është raportuar i zhdukur në Suharekë, pasi është larguar nga shtëpia dhe familjarët nuk kanë njohuri për vendndodhjen e tij.

Sipas raportit të Policisë së Kosovës, rasti është raportuar më 19 tetor 2026, rreth orës 12:57, në rrugën “Avdyl Ramaj” në Suharekë.

Ankuesja ka deklaruar se bashkëshorti i saj është larguar nga shtëpia dhe se nuk e di se ku ndodhet aktualisht.

Me vendim të prokurorit, rasti është iniciuar si “Person i zhdukur” dhe vazhdon të hetohet nga organet kompetente.