1.
Nis sanimi i rrjetit të kanalizimeve në Suharekë, ndërhyrjet fillojnë nga Bllaca
20.10.2026
Ka nisur sanimi i rrjetit të kanalizimeve në Komunën e Suharekës, me fokus të veçantë në rastet emergjente dhe zonat ku janë evidentuar bllokime dhe probleme që kërkojnë zgjidhje të menjëhershme.
Këtë e ka bërë të ditur Amir Hoxha, drejtor i Shërbimeve Publike dhe Emergjencës në Komunën e Suharekës, i cili ka njoftuar se ndërhyrjet kanë filluar në fshatin Bllacë.
Sipas Hoxhës, punimet do të vazhdojnë gradualisht edhe në lokalitetet e tjera të komunës, ndërsa prioritet do t’u jepet rasteve sipas nevojës dhe urgjencës së ndërhyrjes.
Qëllimi i këtyre ndërhyrjeve është sanimi i problemeve në rrjetin e kanalizimeve dhe përmirësimi i funksionimit të tij në zonat ku paraqiten vështirësi.
