Për dy muaj Komuna e Suharekës shpenzoi mbi 3,400 euro për dreka zyrtare

12.04.2021

Në shpenzimet e periudhës shkurt-mars 2021 , sipas njësive buxhetore dhe kodeve ekonomike të Komunës së Suharekës, ndër tjerash figurojnë edhe shpenzimet për dreka zyrtare. Në bazë të raportit të publikuar në uebfaqen e Komunës së Suharekës figuron që në muajin shkurt të këtij viti Komuna e Suharekës ka shpenzuar 1.545,90 euro, shumë kjo e […]

Për dy muaj Komuna e Suharekës shpenzoi mbi 3,400 euro për dreka zyrtare Foto: Ilustrim

Në shpenzimet e periudhës shkurt-mars 2021 , sipas njësive buxhetore dhe kodeve ekonomike të Komunës së Suharekës, ndër tjerash figurojnë edhe shpenzimet për dreka zyrtare.

Në bazë të raportit të publikuar në uebfaqen e Komunës së Suharekës figuron që në muajin shkurt të këtij viti Komuna e Suharekës ka shpenzuar 1.545,90 euro, shumë kjo e cila në muajin mars u rrit në 1.929,80 euro, raporton SuharekaOnline.

Në bazë të këtij raporti bëhet e ditur se në shkurt të 2021’s, shpenzime më të mëdha për dreka zyrtare janë bërë nga Drejtoria e Bujqësinë, e cila ka shpenzuar plotë 499,80 euro.

Ndërsa, në muajin mars shpenzime më të mëdha për janë bërë nga Drejtoria e Kulturës, shpenzime këto që kanë arritur vlerën prej 827,50 euro.

Njësia BuxhetoreDreka Zyrtare, shkurt-2021Dreka Zyrtare, mars-2021
Zyra e kryetarit//
Administrata/91,00 euro
ZYRA E KUVENDIT KOMUNAL170,40 euro462,00 euro
Buxheti85,50 euro/
Bujqësia499,80 euro/
Shërbimet Publike/450,30 euro
Shërbimet Kadastrale446,20 euro/
Shërbimet e Kujdesit Primar Shëndetësore/99,00 euro
Shërbimet Kulturore344,00 euro827,50 euro