Pasuria e drejtorit të Arsimit në Suharekë, Remzi Bajselmani – shtëpi prej 70 mijë euro, veturë dhuratë nga vëllau e kursime…

29.06.2021

Agjencia Kundër Korrupsionit (AKK) nga dita e djeshme ka filluar publikimin e regjistrave të deklarimit të pasurisë për zyrtarët e lartë publik për vitin 2021. Deklarimin e pasurisë në AKK e ka bërë edhe drejtori i Arsimit në Komunën e Suharekës, Remzi Bajselmani. Sipas deklarimit, drejtori Bajselmani thotë se ka pasuri të paluajtshme që kap shifrën […]

Pasuria e drejtorit të Arsimit në Suharekë, Remzi Bajselmani – shtëpi prej 70 mijë euro, veturë dhuratë nga vëllau e kursime… Foto: Ilustrim

Agjencia Kundër Korrupsionit (AKK) nga dita e djeshme ka filluar publikimin e regjistrave të deklarimit të pasurisë për zyrtarët e lartë publik për vitin 2021.

Deklarimin e pasurisë në AKK e ka bërë edhe drejtori i Arsimit në Komunën e Suharekës, Remzi Bajselmani.

Sipas deklarimit, drejtori Bajselmani thotë se ka pasuri të paluajtshme që kap shifrën prej 70 mijë euro.

Sipas deklarimit të pasurisë së paluajtshme, drejtori i Arsimit thotë se ka vetëm një shtëpi prej 290 metër katrorë, e trashëguar, me vlerë prej 70 mijë eurove, pronësia në emër të tij.

Poashtu në formularë të AKK-së, ai thotë se posedon një veturë, të cilën i’a ka bërë dhuratë vëllau, në vlerë prej 3 mijë euro, pronësia në emër të tij.

Poashtu drejtori Bajselmani thotë se ka 5 mijë euro para të kursyera, në pronësi të tij.

Të hyrat e tij (paga) janë nga Komuna e Suharekës në shumën prej 725 eurove.

Remzi-Bajselmani