Pasuria e drejtorit për Pronë dhe Kadastër në Suharekë, Emrush Bytyçi – Makinë 5 mijë euro, kredi…

02.07.2021

Agjencia Kundër Korrupsionit (AKK) tash e disa ditë ka filluar publikimin e regjistrave të deklarimit të pasurisë për zyrtarët e lartë publik për vitin 2021. Deklarimin e pasurisë në AKK e ka bërë edhe drejtori për Pronë dhe Kadastër në Komunën e Suharekës, Emrush Bytyçi. Sipas deklarimit, drejtori Bytyçi sa i përket pasurisë së luajtshme […]

Pasuria e drejtorit për Pronë dhe Kadastër në Suharekë, Emrush Bytyçi – Makinë 5 mijë euro, kredi… Foto: Ilustrim

Agjencia Kundër Korrupsionit (AKK) tash e disa ditë ka filluar publikimin e regjistrave të deklarimit të pasurisë për zyrtarët e lartë publik për vitin 2021.

Deklarimin e pasurisë në AKK e ka bërë edhe drejtori për Pronë dhe Kadastër në Komunën e Suharekës, Emrush Bytyçi.

Sipas deklarimit, drejtori Bytyçi sa i përket pasurisë së luajtshme thotë se ka një makinë, ndihmë nga vëllau, në vlerë prej 5 mijë euro, pronësia në emër të tij.

Sipas këtij deklarimi, ai thotë se ka dy kredi për nevoja personale (familjare), në vlerë prej 4 mijë euro dhe tjetra në vlerë prej 1 mijë euro, pronësia në emër të tij

Të hyra ka nga paga, nga Komuna e Suharekës në shumën prej 605.73 euro dhe nga komisioni, institucioni: Komuna e Suharekës në shumën prej 300 euro dhe tërheqja e shumës prej 10% në Trustin Pensional në shumën prej 270.36 euro.

Drejtori Emrush Bytyçi gjithashtu ka dhënë sqarime se në emrin e tij dhe të bashkëshortes nuk kanë pronë të paluajtshme. Po ashtu ai ka sqaruar se shtëpia të cilën e shfrytezojnë është në emër të prindërve të tij dhe ka sipërfaqe prej 250 m2 dhe ka vlerën e 82.000 euro.

Emrush-Bytyci