Pasuria e drejtoreshës së Urbanizmit në Suharekë, Sanie Kuqi – automjet mbi 6 mijë euro, pagë e meditje

01.07.2021

Agjencia Kundër Korrupsionit (AKK) ka filluar publikimin e regjistrave të deklarimit të pasurisë për zyrtarët e lartë publik për vitin 2021. Deklarimin e pasurisë në AKK e ka bërë edhe drejtoresha e Urbanizmit dhe Planifikimit në Komunën e Suharekës, Sanie Kuqi. Sipas deklarimit, drejtoresha Kuqi thotë se nuk ka asnjë pasuri të paluajtshme. Sipas këtij deklarimi, […]

Pasuria e drejtoreshës së Urbanizmit në Suharekë, Sanie Kuqi – automjet mbi 6 mijë euro, pagë e meditje Foto: Ilustrim

Agjencia Kundër Korrupsionit (AKK) ka filluar publikimin e regjistrave të deklarimit të pasurisë për zyrtarët e lartë publik për vitin 2021.

Deklarimin e pasurisë në AKK e ka bërë edhe drejtoresha e Urbanizmit dhe Planifikimit në Komunën e Suharekës, Sanie Kuqi.

Sipas deklarimit, drejtoresha Kuqi thotë se nuk ka asnjë pasuri të paluajtshme.

Sipas këtij deklarimi, ajo thotë se ka një automjet të blerë në vlerë prej 6 mijë e 200 euro, pronësia në emër të saj.

Gjithashtu, Sanie Kuqi nuk ka asnjë detyrim financiar ndaj personave juridik dhe fizik (kredi).

Sa i përket të hyrave vjetore, ajo thotë se ka pagë nga Komuna e Suharekës në shumën prej 7,373.88 euro.

Po ashtu meditje nga Komuna e Suharekës në shumën prej 200 euro.

Ndërsa të hyra vjetore ka edhe bashkëshorti i saj, pagë nga Komuna e Suharekës në shumën prej 4,416.00 euro,

Sanie-Kuqi