Aktiviteti për grumbullimin e mjeteve për Egzon Sadikajn vazhdon sot edhe në Suharekë

21.11.2020

I riu Egzon Sadikaj nga fshati Sopijë e Suharekës është diagnostifikuar me kancer. Shërimi i tij kërkon trajtim jashtë shtetit të Kosovës. Të premtën të rinj të fshatit Sopijë kanë organizuar një aksion humanitar për mbledhjen e mjeteve financiare për Egzonin, i cili sot do të vazhdojë edhe në qytetin e Suharekës. Sipas organizatorëve aktiviteti […]

Aktiviteti për grumbullimin e mjeteve për Egzon Sadikajn vazhdon sot edhe në Suharekë Foto: Ilustrim

I riu Egzon Sadikaj nga fshati Sopijë e Suharekës është diagnostifikuar me kancer. Shërimi i tij kërkon trajtim jashtë shtetit të Kosovës.

Të premtën të rinj të fshatit Sopijë kanë organizuar një aksion humanitar për mbledhjen e mjeteve financiare për Egzonin, i cili sot do të vazhdojë edhe në qytetin e Suharekës.

Sipas organizatorëve aktiviteti për grumbullimin e mjeteve për Egzonin sot po vazhdon edhe në Suharekë, pranë shkollës 7 Marsi dhe njëkohësisht edhe në fshatin Sopijë.

Egzoni dhe familja e tij, në pamundësi për t’i mbuluar shpenzimet e trajtimit kërkon ndihmën e secilit që ka pak mundësi .

Secili nga ne mund të kontriboj në konton personale të Egzon Sadikaj në Xhirollogarinë bankare në NLB Prishtina: 1705 0030 3357 9954