[LAJM I MIRË] Mbledhen paratë e nevojshme për shërimin e Egzon Sadikajt

04.12.2020

Javë më parë SuharekaOnline kishte raportuar se i riu Egzon Sadikaj nga fshati Sopijë e Suharekës është diagnostifikuar me kancer dhe shërimi i tij kërkon trajtim jashtë shtetit të Kosovës. Pas shumë angazhimeve të qytetarëve të vullnetit të mirë, bizneseve dhe organizatave, janë grumbulluar të gjitha mjetet e nevojshme për shërimin e Egzonit. Kjo është […]

[LAJM I MIRË] Mbledhen paratë e nevojshme për shërimin e Egzon Sadikajt Foto: Ilustrim

Javë më parë SuharekaOnline kishte raportuar se i riu Egzon Sadikaj nga fshati Sopijë e Suharekës është diagnostifikuar me kancer dhe shërimi i tij kërkon trajtim jashtë shtetit të Kosovës.

Pas shumë angazhimeve të qytetarëve të vullnetit të mirë, bizneseve dhe organizatave, janë grumbulluar të gjitha mjetet e nevojshme për shërimin e Egzonit.

Kjo është bërë e ditur nga të rinjët e fshatit Sopijë të cilët janë organizuar me ditë të tëra duke mbledhur para në emër të familjes së Egzonit.

“Ju njoftojmë që ka përfunduar me sukses grumbullimi i të hollave për shërimin e bashkëfshatarit tonë Egzon Sadikajt, me parat që shpresojmë që do të lëshohen nga Qeveria, do të arrihet shuma e kërkuar për shërimin e Egzonit.

Në këto ditë të vështira që kanë kaluar familjarët e Egzonit, përmes këtij aktiviteti nuk janë ndjerë të vetëm në këtë sfidë, kontributi që e kanë dhënë të gjithë personat, atyre u ka dhënë shumë shpresë dhe motiv, andaj falënderimin dhe mirënjohjen që e kanë ndaj të gjithëve, nuk mund ta përshkruajmë.

Kontributi i secilit prej jush është jashtëzakonisht i çmueshëm.Faleminderit për të gjithë kontributdhënësit e fshatit Sopijë, të fshatrave të tjera të Komunës së Suharekës, dhe të qyteteve tjera të Kosovës.

Faleminderim edhe për organizatat e ndryshme humanitare dhe bizneset. Faleminderit edhe për të gjithë mërgimtarët që janë në shtete të ndryshme të Evropës dhe për ata në Amerikë.

Faleminderit edhe vullnetarët e tifo-grupit Xhebrailat.Edhe ne si organizator/fshat u jemi mirënjohës të gjithë atyre që na besuan, njëherit na bëtë që të ndjehemi të respektuar nga secili prej jush. Egzoni aktualisht është në shtëpi, është në procedurë të rregullimit të dokumenteve të nevojshme për të udhëtuar në Gjermani. Ne jemi të bindur që kjo sfidë do të tejkalohet nga Egzoni. Ditëve në vazhdim do të ju njoftojmë për të gjitha zhvillimet që do të ndodhin rreth Egzonit” thuhet në njoftimin e fshatit Sopijë.