Pas datës 15 qershor pritet që të lejohet lëvizja në “Sheshin e Qytetit” në Suharekë në të dy drejtimet

Pas datës 15 qershor pritet  që të lejohet lëvizja në “Sheshin e Qytetit” në Suharekë në të dy drejtimet
Fisnik Sadiku

09.06.2021 / Suhareka

Në takimin e rregullt të KKSB-së ( Këshillit Komunal për Siguri në Bashkësi), që u mbajt sot e të cilin e udhëhoqi znj. Mihrije Suka, nënkryetare e Komunës, në mes tjerash u diskutua edhe rreth sigurisë gjatë sezonit veror.

Në këtë takim u diskutuan këto pika të rendit të ditës:
1. Miratimi i procesverbalit nga mbledhja e kaluar;
2. Diskutim për aktivitete e organizuara nga Drejtoria e Arsimit për maturantet;
3. Prishja e rendit dhe qetësisë publike nga lokalet e natës dhe personat e pa përgjegjshëm;
4. Parapërgatitja dhe vetëdijesimi i qytetarëve për mbrojtje nga zjarri gjatë sezonit veror dhe nën
5. Plani operativ për sezonin e pushimeve të mërgimtarëve dhe dasmave;

Pas diskutimeve të bëra nga të pranishmit u dhanë edhe rekomandimet të cilat janë: për pikën e dytë u tha që të pritet vendimi nga Ministria e Arsimit si dhe Qeveria e vendit, se a do të lejohet mbajtja e matures apo jo, për pikën 3, u tha se duhet që të shtohet numri i patrullimeve nga ana e policisë, kurse për pikën 4 rekomandimi ishte të shtohet numri i zjarrfikësve, të jepet apel për kujdesje ndaj zjarrevedhe të lajmërohen pishinat që në raste emergjente të furnizohen zjarrfikësit me ujë.

LEXO EDHE:  Qendra e Suharekës tash e një kohë me pamje të re në sistemin e energjisë

Ndërkaq për pikën e fundit u dha rekomandimi që të lirohet rruga e sheshit të qytetit për lëvizje në të dyja drejtimet, si dhe të respektohen vendimet që do të sjell qeveria pas datës 15 Qershor.

RAPORTO