Gjallërohet Suhareka, mërgimtarët i japin jetë qytetit para Fitër Bajramit

19.03.2026

Një ditë para festës së Fitër Bajramit, Suhareka është mbushur me mërgimtarë që kanë ardhur nga vende të ndryshme të Evropës për të kaluar festën pranë familjeve të tyre. Fluksi i madh i ardhjeve është vërejtur gjatë gjithë ditës, ndërsa rrugët dhe qendra e qytetit janë gjallëruar ndjeshëm.

Banorët e Suharekës e mirëpresin me gëzim kthimin e familjarëve nga mërgimi, duke theksuar se kjo periudhë sjell gjithmonë një ndjenjë të veçantë afërsie dhe feste.