Një person në Peqan kanoset përmes mesazheve nga një tjetër që jeton në Gjermani

28.04.2021

Së fundmi rrjetet sociale janë ndër më të përdorurat, e të cilat fatkeqësisht nga disa persona edhe po shfrytëzohen për kanosje e shantazhe. Për raste të tilla pothuajse çdo ditë ndëgjojmë e lexojmë, një dukuri e tillë po i shqetëson edhe qytetarët e Komunës së Suharekës. Të martën në fshatin Peqan të Suharekës përmes rrjetit […]

Një person në Peqan kanoset përmes mesazheve nga një tjetër që jeton në Gjermani

Së fundmi rrjetet sociale janë ndër më të përdorurat, e të cilat fatkeqësisht nga disa persona edhe po shfrytëzohen për kanosje e shantazhe.

Për raste të tilla pothuajse çdo ditë ndëgjojmë e lexojmë, një dukuri e tillë po i shqetëson edhe qytetarët e Komunës së Suharekës.

Të martën në fshatin Peqan të Suharekës përmes rrjetit social ‘facebook’, është kanosur një person, i cili ka njoftuar edhe Policinë e Kosovës në Suharekë.

Lajmin për SuharekaOnline e ka konfirmuar edhe zëdhënësi i Policisë së Kosovës për Rajonin e Prizrenit, togeri Shaban Osmanollaj, i cili ka thënë se dje rreth orës 19:00 një banorë nga fshati Peqan i Suharekës ka informuar policinë se është duke pranuar mesazhe në rrjetin social në facebook dhe duke u kanosur nga një person i dyshuar, duke shtuar se i njëjti iu ka dërguar mesazhe kërcënuese edhe familjarëve të viktimës.

Osmanollaj ka thënë se i dyshuari sipas mesazheve që ka dërguar pretendohet se jeton jashtë vendit, përkatësisht në shtetin e Gjermanisë.

Zëdhënësi i Policisë së Kosovës për Rajonin e Prizrenit, togeri Shaban Osmanollaj ka thënë se pasi është informuar prokurori i shtetit, rasti është inicuar dhe i njëjti është duke u hetuar nga policia si rast ”Kanosje”.

Etiketat

Ofertat e fundit